Fishta “pushtohet” nga të huajt, turistë nga Franca dhe Zelanda e Re: E kemi vizituar që në vitin 2015, kthehemi shpesh këtu Në pemë këtë vit ka më pak ullinj. Një nga kulturat më të rëndësishme bujqësore në vend, për fermerët nuk ka pasur prodhimin e duhur këtë sezon.
Kushtet e pafavorshme klimatike, mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë fazës së lulëzimit kanë ndikuar ndjeshëm në formimin e frutit.
Një nga zonat që njihet për kultivimin e ullirit është Kosova e Lushnjës. Prodhuesit në këtë zonë thonë se pemët kanë mbetur thuajse bosh, ndërsa kostot për kujdesin e ullishtave nuk janë ulur.
Kjo situatë pritet të ndikojë edhe në çmimin e vajit të ullirit në treg, duke reflektuar një sezon të vështirë për sektorin.
Sipas fermerëve çmimi i vajit do të jetë më i lartë se një vit më parë nga 5 mijë lekë të vjetra nga fabrikat do të dalë me 8 mijë lekë të vjetra.
Top Channel