Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila shprehet se llogaria në rrjetin social Facebook, nuk do të përditësohet rregullisht.

Ndërsa në lidhje me shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit, ambasada bën me dije se do të vazhdojnë sipas mundësive.

Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.

Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.“, shkruan ambasada.

Top Channel