Aksidenti hekurudhor i Tempit që i mori jetën të riut shqiptar, avokatja shtyn datën e zhvarrimit, i ati kërkon shkaqet e vdekjes

01/10/2025 16:29

Një zhvillim i ri ka ndodhur në çështjen e zhvarrimit të Dennis Rucit, djalit të Panos Rucit, një prej viktimave të tragjedisë së Tempit në Greqi.

Sipas raportimeve, avokatja e familjes, Zoe Konstantopoulou, paraqiti sot një kërkesë zyrtare për shtyrjen e procesit të zhvarrimit, i cili ishte planifikuar të kryhej këtë të premte nga mjeku ligjor. Qëllimi i kërkesës ishte emërimi i një konsulenti teknik që do të asistojë në hetim.

Prokuroria e pranoi kërkesën dhe vendosi që zhvarrimi të zhvillohet javën e ardhshme.

Ndërkohë, Panos Ruci ndodhet në ditën e 17-të të grevës së urisë, duke kërkuar me ngulm që mbi trupin e djalit të tij të kryhen analiza toksikologjike të plota, për të sqaruar shkaqet e vdekjes së Dennis Rucit.

 

Top Channel