Dyshohet se abuzuan seksualisht një grua të droguar, organizatori ishte bashkëshorti i saj, 13 persona dalin para gjykatës 26/06 15:35
Gjykata e Lartë në Indi ka nxjerrë një vendim, duke deklaruar se recetat mjekësore duhet të jenë të lexueshme për pacientët.
Vendimi erdhi pas një shqyrtimi të një raporti mjeko-ligjor të shkruar me dorë, i cili ishte plotësisht i palexueshëm.
Gjatë shqyrtimit të provave, gjyqtari Jasgurpreet Singh Puri u përball me një raport mjekësor që ai e cilësoi si tërësisht të pakuptueshëm. Në vendimin e tij ai shkroi: “Anjë fjalë apo shkronjë nuk ishte e lexueshme.”
Mediat e huaja kanë siguruar një kopje të vendimit. Gjykata theksoi rëndësinë jetike të një recete të qartë dhe të saktë, duke paralajmëruar se mungesa e saj mund të sjellë pasoja serioze, madje fatale.
Top Channel