Abuzimi seksual i të miturës në Këlcyrë/ “Kishte dijeni dhe nuk veproi”, pezullohet shefi i krimeve në Përmet

01/10/2025 10:55

Abuzimi seksual i të miturës nga njerku polic dhe kolegu i tij, Artur Ago ka shkaktuar bujë në Komisariatin e Përmetit.

Për pasojë është pezulluar nga detyra shefi i krimeve, Dhurim Çenko, pasi ndaj tij ka nisur një hetim për shkelje të rëndë disiplonore për shkak se kishte pasur dijeni  dhe nuk ka marrë masa.

Po ashtu ka nisur një hetim nga AMP pasi kanë qenë në dijeni edhe efektivë të tjerë. Vendimi për pezullimin e Çenkos është marrë më 19 shtator, një ditë pasi rasti i abuzimit u bë publik.

Ngjarja e rëndë u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin nga polici Ago.

Përveç njerkut polic, P.B, dhe shpalljes në kërkim të kolegut Ago, në pranga u vunë edhe dy të tjerë, Kristian Prifti, 46-vjeç dhe shoku i tij Isi Pasho, 27-vjeç pasi shantazhuan policin Ago, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar në një emision investigativ një video që ata pretendonin për marrëdhënien intime të tyre. Dy policët janë pezulluar nga detyra, ndërsa vajza e mitur qëndron nën kujdesin e familjes me asistencën e psikologëve.

Top Channel