“Qëlloi me armë në ajër”/ Zbardhet ngjarja pranë liqenit të Tiranës, incidenti rezultoi…

30/09/2025 17:14

Zbardhet ngjarja e raportuar në fillim si të shtëna me armë në ajër në zonën e liqenit në Tiranë.

Top Channel mëson se nuk ka pasur të shtëna me armë.

Një person ka marrë në telefon policinë dhe ka thënë se “një person nga një makinë më qëlloi me armë në ajër”. Menjëherë shërbimi i policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, mirëpo kallëzuesi ndryshoi deklaratën duke thënë “Ai kishte parkuar keq, më bllokoi rrugën, më përplasi makinën dhe iku”.

Top Channel