Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën
Milano po përgatitet për një epokë të re futbolli dhe arkitekture. Këshilli i Qytetit miratoi shitjen e stadiumit legjendar San Siro dhe zonës përreth, duke i hapur rrugën ndërtimit të një impianti të ri modern nga AC Milan dhe FC Internazionale Milano.
Në një deklaratë të përbashkët, dy klubet reaguan menjëherë ndaj vendimit historik: “Shprehim kënaqësi për miratimin e Këshillit të Qytetit për shitjen e San Siros dhe zonës përreth: një hap historik dhe vendimtar për të ardhmen e klubeve dhe të qytetit”.
Të kuqtë e zinj dhe zikaltërit theksojnë se ky është vetëm fillimi i një procesi që do të sjellë në Milano një stadium të ri, të përmasave botërore.
“Klubet po shohin me besim dhe përgjegjësi hapat e ardhshëm që do të çojnë drejt ndërtimit të një stadiumi të ri që përmbush standardet më të larta ndërkombëtare: një strukturë e klasit botëror e destinuar të bëhet një ikonë e re arkitekturore dhe simbol i pasionit të tifozëve në mbarë botën”, thuhet në reagimin e tyre.
Entuziazëm ka ardhur edhe nga RedBird Capital, fondi që zotëron Milanin, i cili e sheh projektin si pjesë të strategjisë së tij globale për zhvillimin e infrastrukturave sportive moderne.
Ky vendim shënon një pikë kthese për futbollin dhe urbanistikën e Milanos, duke synuar që qyteti të rivalizojë kryeqytetet e mëdha evropiane me një impiant sportiv të qëndrueshëm, modern dhe ikonik.
Top Channel