Këtë të hënë në ora 12;00 është parashikuar të mbahet në GJKKO seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt dhe 30 të pandehur të tjerë, mes të cilëve 12 janë OJF dhe shoqëri.

Por para nisjes së seancës paraprake, avokatët e Erion Veliajt kërkojnë shtyrje të saj.

Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxhës pritet që procesi të mos bëhet pasi avokatja e biznesmenit Elman Abule, një prej të pandehurve, ndodhet në një tjetër seancë gjyqësore.

 

Top Channel