Shqipe Hysenaj për Parashqevi Simakun: Jam shokuar kur e mora vesh që…

29/09/2025 18:30

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e Për’Puthen, ka bërë një deklaratë të fortë për këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku.

Gjatë intervistës në emisionin “Live From Tirana”, në Top Albania Radio, Shqipja është shprehur e shokuar për ato çka kishte dëgjuar për të shkuarën e saj.

“Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti.

Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja”, deklaroi ajo.

Top Channel