Shkëlqim Hajdari zgjidhet kryetar i Asamblesë së Shoqatës “Tirana”

29/09/2025 19:21

Këtë të hënë u bë konstituimi i shoqatës “Tirana”.

Shtatë anëtarë u bënë pjesë e Këshillit drejtues, Rezarta Delisula, Luljeta Cani, Isa Daja, Zenel Celiku, Ardian Lici, Gazmend Turliu dhe Arben Pinari.

Asambleja me 52 anëtarë zgjodhi Shkëlqim Hajdarin si kryetar.

Hajdari është anëtar i shoqatës që prej vitit 2000.

“Ju falënderoj për besimin duke më zgjedhur në këtë pozicion shumë dinjitoz dhe fisnik.  Fjala ime është një zë kolektiv, i një shtese të tërë tironsish autokton që kanë dhënë gjithçka pa bujë dhe rrallë herë janë vlerësuar për aq sa meritojnë. Tirana ka qenë gjithmonë një nënë e madhe që ka hapur për këdo dyert, ku kanë gjetur strehim të gjithë ata që kërkuan punë dhe studime”,-u shpreh Hajdari.

Top Channel