Shkarkimi nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës/ Hidhet shorti në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Veliaj”, zgjidhet relatorja

29/09/2025 12:41

Procesi i parë paraprak në ngarkim të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij zgjati fare pak, aq sa iu nevojit gjyqtares për të kryer apelimin e të akuzuarve.

Nga çfarë konstatoi gjatë seancës gjyqtarja Etleva Deda, policia nuk kishte njoftuar në kohë gjashtë shoqëri nën akuzë dhe tre të pandehur.

Kjo ishte një nga arsyet pse gjyqi dështoi, për të ripërsëritur njoftimet për seancën e radhës, që u vendos të mbahet në datën 10 tetor, ora nëntë.

Maks Haxhia: “E kërkon procedura njoftimin.”

Ndërkohë, është avokatja e të akuzuarit Elman Abule që kishte paraqitur kërkesën për shtyrje të procesit, duke qenë se gjendej në një gjykim tjetër.

Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarja.

Nga 30 të akuzuar për çështje korrupsioni, ishte e pranishme edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e pandehur në të njëjtin fashikull të SPAK për dyshimet se kreu veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm.

SPAK e dyshon ish-kryebashkiakun se ka kryer korrupsion nëpërmjet shoqërive nën akuzë me qëllim përfitimi, një qëndrim që hidhet poshtë prej Veliajt, i cili prej muajit shkurt ka statusin e të paraburgosurit.

Top Channel