“Më kanë prishur shtëpinë dhe s’kam marrë lekë”/ Deklarata e vlonjatit jashtë mbledhjes së këshillit bashkiak: Kam 5 vite…

29/09/2025 17:32

Mbledhja e Këshillit bashkiak të Vlorës gjatë paradites së sotme u ndërpre dhunshëm nga një protestë.

“Të gjithë mashtruesa janë”-tha ai teksa ndërpreu mbledhjen

I riu që hyri dhunshëm kërkoi nga bashkia sqarime për problemin që nuk po zgjidhte dot

Do e zgjidhim privatisht, jam vlonjat dhe s’ka shance njeri në botë…mashtruesa pa moral”.

Jashtë sallës së këshillit bashkiak, ai tregoi hallin që e kishte detyruar të protestonte duke hyrë me forcë në mbledhjen e këshillit bashkiak.

Kam 5 vjet dhe nuk po na shpronëson asnjë njeri. Disa pjesëtar i kanë marrë, disa të tjerë jo. Te porti jetoj, tani jam pa banesë fare. Ma kanë prishur shtëpinë dhe lekët nuk mi kanë dhënë. Është normale kjo? Kam komunikuar më të gjithë, më thonë e ke gati. Unë nuk dua t’i di mbledhjet e këtyre, dua të drejtën time. Si puna ime sot janë 25 veta. Vetëm na anashkalojnë”-tha ai jashtë mbledhjes.

Punonjësja e policisë në këshilli bashkiak thirri kolegët e saj të cilët erdhën dhe shoqëruan protestuesin bashkë me një tjetër person.

Top Channel