
Në Konferencën e Kryetarëve, opozita ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me shkarkimin e drejtuesit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në fjalën e tij, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka thënë: Kuvendi ka miratuar fushën e përgjegjësisë së komisioneve. Modeli i ndjekur është një model që funksionon në shumë Parlamente të vendeve anëtare të BE. Është normale që Komisioni i Nismave Qytetare dhe mbikëqyrjes institucionale të përfshihet në raportimin e institucioneve të pavarura, në mbledhje të përbashkëta.
Nenet ndërlidhen, nuk është në vakum, neni 103 po ndërlidhet.
Kemi nenin 37 të Rregullores (mbledhje e përbashkët) që zgjidh çështjen e mbledhjeve të përbashkëta.
Në përfundim nuk ka asnjë problematikë, pasi rregullorja i ka te parashikuara. Raportimet e Institucioneve të Pavarura ndër vite kanë lënë shumë për të dëshiruar. Është raportuar ndër vite kjo problematikë. Kjo mënyrë raportimi nuk do jetë një herë në vit, por duhet të jetë periodike. Në këtë fazë ku ndodhemi ne procesin e integrimit në BE, Kuvendi i Shqipërisë duhet të ngrihet në lartësinë e kërkuar, duke e bërë procesin e mbikëqyrjes. Ka ardhur koha ta rishohim nenin 103 të rregullores.
Edhe KKIE duhet riparë nën dritën e ndryshimeve. Duke përmbyllur fjalën time, mendoj që propozimet janë të mira me një saktësim që duhet ta sqarojë Kryetari i Komisionit të Ligjet që lidhet me Komsionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Mjetet e Informimit, sipas sugjerimit të Kryetarit te Grupit Parlamentar të PD”.
Top Channel