Aksidenti i katërfishtë në Vlorë, një pasagjere e plagosur
29/09/2025 20:27
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:50, në rrugën “Gjergj Kastrioti” në Vlorë.
Në ngjarje janë përfshirë katër automjete: një Mercedes Benz, një Toyota, një Audi dhe një tjetër automjet i parkuar.
Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz, Mane Xhelaj, 27 vjeç, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.
Ndërkohë, drejtuesi i Toyotës, Gerisian Gjishti, 29 vjeç, ka rezultuar negativ në testin e alkoolit.
Në këtë mjet udhëtonte si pasagjere 21-vjeçarja S.Hasa, e cila pas aksidentit është dërguar në spital dhe është shtruar për mjekim.
Top Channel