
Superiorja ka mbyllur javën e pestë, me dy finalistët e vitit të shkuar që morën tre pikë.
Kampionët në fuqi të Egnatias duket se kanë gjetur “marshin” e fitoreve, duke mundur Flamurtarin në transfertë 1-2. Në fundin e pjesës së parë, Albanese kaloi në avantazh të besuarit e Tetovës, por në të 84’ Todoroski barazoi shifrat. Kur gjithçka mendohej se po shkonte drejt fundit, ishte Leo Melo në minutën e 89’ që shënoi dhe siguroi tre pikë për rrogozhinasit.
Në takimin tjetër të mbrëmjes, Vllaznia mori një fitore të rëndësishme përballë Vorës në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-0. Balaj me penallti në pjesën e parë dhe Murataj në të dytën i dhanë triumfin shkodranëve përpara tifozerisë së tyre kundër një kundërshtari që ka qenë surprizë deri në këto momente të kampionatit.
Vllaznia dhe Egnatia e mbyllin kështu javën e pestë në vendet 2 dhe 3, ndërsa Vora zbret në vendin e pestë. Flamurtari nga ana tjetër vijon të ndodhet në krizë rezultatesh, me kuqezinjtë që ndodhen në vendin e parafundit me vetëm 2 pikë.
REZULTATET:
FLAMURTARI 1-2 EGNATIA
Todoroski 84’ / Albanese 45+1’ (P), Leo Melo 89’
VLLAZNIA 2-0 VORA
Balaj 28’ (P), Murataj 56’
Top Channel