
Superiorja ka nisur javën e pestë, me tre skuadrat e kryeqytetit që kanë zbritur në fushë.
Në derbin mes Tiranës dhe Dinamos, ishte “Nëndetësja” ajo që u rikthye te fitorja pas tre ndeshjesh. Gouidaby kaloi në avantazh të besuarit e Ilir Dajës në minutën e 24’, ndërsa në të 53’, Lorenco Vila dyfishoi shifrat. Pas katër minutash, Patsatsia shkurtoi diferencat me anë të një 11-metërshi, por që nuk i mjaftoi bardhebluve.
Në sfidën tjetër të luajtur në orën 16:00, Bylisi i dha “leksion” Partizanit. “Demat” kaluan të parët në avantazh me Isgandarlïn, me një penallti në minutën e 19’. Tre minuta nga fundi i pjesës së parë, Ayodeji barazoi sfidën, ndërsa në të 54’ ishte po ai që përmbysi takimin. Në minutën e 72’, Mouctar shënoi dhe golin e tretë duke vulosur takimin.
Kështu, Dinamo ngjitet momentalisht në vendin e dytë, ndërsa Bylisi në të 6-tin.
Tirana dhe Partizani vijojnë të zhgënjejnë, me bardheblutë që renditen të fundit me 2 pikë, ndërsa “Demat” në vendin e 8-të me 4 pikë.
REZULTATET:
TIRANA 1-2 DINAMO
BYLIS 3-1 PARTIZANI
Top Channel