Në pranga si organizator i trafikut të drogës, publikohet fotoja e shqiptarit që drejtonte grupin kriminal në Greqi

27/09/2025 20:03

Një operacion i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka zbuluar një sasi tepër te madhe droge në Greqi bashkë më arsenal armësh, duke çuar në arrestimin e 6 burrave dhe grave shqiptare.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka siguruar fotot e një prej të arrestuarve, Fatjon Prendi. Ai njihet si kreu i grupi kriminal, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjeçari Elson Ndreca.

Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëvë she transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga dhe 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoj.

Në pranga gjatë operacionit ra edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një thikë, ndërkohë që rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Gjatë operacionit u sekuestruan nga policia greke 1 ton e 161 kg marijuanë, 1640 rrënjë marijuane, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë MDMA, 9 tabela ECSTASY, nga shitja e të cilave parashikohej një fitim prej 8 milionë euro.

Gjatë kontrollove policia greke gjeti dhe sekuestroi edhe 2 pistoleta, 1 Kallashnikov, 1 granatë, 134 fishekë, 1 thikë, 4 peshore elektronike, 3 automjete, 17 celularë, 12.250 euro false, 120 euro, 1900 lekë, 70 paund, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zviceriane.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel