Zyrtare/ “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele dominon bindshëm, Yamal i dyti me diferencë të thellë

26/09/2025 22:23

Revista prestigjioze “France Football”, organizatore e çmimit të famshëm “Topi i Artë”, ka bërë publike listën e plotë me pikët e grumbulluara nga secili finalist në garën për çmimin më të lakmuar individual në futbollin botëror.

Ashtu siç ishte paralajmëruar menjëherë pas ndarjes së çmimit, Ousmane Dembélé e ka fituar trofeun pa ndonjë konkurrencë serioze, duke lënë pas me një diferencë të thellë të rinë sensacion Lamine Yamal.

Përkundër zërave të shumtë në media që e quanin një garë të ngushtë, votat tregojnë një tjetër realitet: Dembélé ka dominuar bindshëm, duke grumbulluar 1380 pikë, më shumë se 300 pikë diferencë nga Yamal, që renditet i dyti me 1059 pikë.

Vendin e tretë e ka zënë Vitinha, një tjetër surprizë e këtij sezoni, me 703 pikë, ndërsa më pas ndjekin emra të mëdhenj si Mohamed Salah, Raphinha, Achraf Hakimi dhe Kylian Mbappé.

Renditja e plotë për Topin e Artë 2025 sipas France Football:

  1. Ousmane Dembélé – 1380 pikë
  2. Lamine Yamal – 1059 pikë
  3. Vitinha – 703 pikë
  4. Mohamed Salah – 657 pikë
  5. Raphinha – 620 pikë
  6. Achraf Hakimi – 484 pikë
  7. Kylian Mbappé – 378 pikë
  8. Cole Palmer – 211 pikë
  9. Gianluigi Donnarumma – 172 pikë
  10. Nuno Mendes – 171 pikë
  11. Pedri – 124
  12. Khvicha Kvaratskhelia – 123
  13. Harry Kane – 112
  14. Desire Doué – 74
  15. Viktor Gyökeres – 56
  16. Vinícius Jr. – 51
  17. Robert Lewandowski – 49
  18. Scott McTominay – 45
  19. João Neves – 40
  20. Lautaro Martínez – 37
  21. Serhou Guirassy – 25
  22. Alexis Mac Allister – 21
  23. Jude Bellingham – 21
  24. Fabián Ruiz – 20
  25. Denzel Dumfries – 20
  26. Erling Haaland – 18
  27. Declan Rice – 13
  28. Virgil van Dijk – 7
  29. Florian Wirtz – 5
  30. Michael Olise – 4

Top Channel