Osmani takohet me përfaqësuesen e lartë të BE në Nju Jork: Boll me masat ndëshkuese ndaj Kosovës

25/09/2025 13:41

Bisedën e zhvilluar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas gjatë një takimi në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidentja e Kosovës e kanalizoi tek shqetësimi kryesor i Prishtinës zyrtare me bllokun europian.

Vjosa Osmani insistoi për heqjen e masavee ndëshkuese ndaj vendit të saj. “Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, njoftoi ajo.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe e kishte arsyetuar mbajtjen e tyre në fuqi me pretendimin se Kosova nuk po bënte mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por REL mësoi nga burime të saj në Bruksel masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Kosova e synon prej kohësh anëtarësimin në BE, por ajo vazhdon të mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat. Kërkesa e saj për anëtarësim, e paraqitur në dhjetor 2022, nuk është shqyrtuar ende.

 

Top Channel