Mori peng 19-vjeçarin, si sarandjoti e mori me forcë dhe e detyroi të futej në makinë/ Autori rezulton me precedent penal

25/09/2025 12:40

Geraldo Obzova, 33 vjeç, është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi dyshohet se ka rrëmbyer një 19-vjeçar në fshatin Metoq, duke e detyruar të hipë në automjetin e tij kundër vullnetit.

Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator, pas një konflikti për motive të dobëta.

Obzova e ka mbajtur të riun për disa minuta në automjet dhe më pas e ka lënë të lirë. Fillimisht, viktima me iniciale F. M., mohoi të ishte marrë me forcë, por hetimet e mëvonshme dhe provat e siguruara nga policia hodhën poshtë versionin e tij.

Geraldo Obzova është një emër i njohur për policinë, pasi rezulton i përfshirë në vjedhje, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe kultivim të bimëve narkotike. Policia e konsideron atë si një person me rrezikshmëri të lartë.

Pas arrestimit në flagrancë, materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Sarandës, e cila ka nisur zyrtarisht hetimet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Top Channel