Banesa ku ndodhi krimi përdorej për festa me alkool dhe drogë/ Zbulohet kush është autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës

25/09/2025 11:56

Teilor Tivari është autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Një takim feste i organizuar në apartamentin që viktima e kishte në ruajtje është shndërruar në tragjedi.

Vrasja është zbardhur shpejt nga policia pas dorëzimit të autorit të dyshuar, një prej të njohurve që mbrëmjen e kaluar ka qenë në apartament ku herë pas here viktima ftonte miq dhe konsumonin pije e lëndë narkotike.

Dyshohet se nën efektin e narkotikeve autori i dyshuar një i ri rreth moshës 24-vjeçare ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thike.

Autori, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk njihet si person problematik.

Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në këtë lagje ishte gjetur pa shenja jete shtetasi Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, 51 vjeç, baba i një djali.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore, e kryer nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se viktima kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

Top Channel