
Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës.
Edi Rama u ndal te pikat kryesore ku bashkitë e vendit do duhet që të punojnë, pasi nuk ka rezultate të mira. Sakaq, ai ka paralajmëruar dhe ‘vetëpastrim të bashkisë’ së Tiranës ose ‘katarsis burimor’, që siç shtoi, ky institucion e ka të nevojshme.
“Qeveria do t’u bashkohet bashkive në kompaninë e madhe publike, por do të udhëheqë duke marrë përgjegjësinë për ecurinë e procesit që shumë ka zgjatur, duke pritur të ngrihet në nivelin e duhur, duke u bazuar te vendimmarrjet shpeshherë të pakënaqshme në nivel lokal.
Do krijojmë një kompani që dhe në fushën e energjisë. Edhe për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve ka nisur në gjithë territorin. Mbledhja do vijojë të mbetet detyrë e bashkive.
Do ketë kritere për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, procesi do mbështet nga bashkia patjetër. Zgjidhje duan qytetarët për cilësinë e transportit urban, ku ka problematika serioze. Problematika dhe nga të prekurit nga tërmeti. Bashkia për hir të së vërtetës nën drejtimin e nënkryetares në detyrë ka bërë gjithçka të mundur në kushte të vështira, por nevoja për legjitimim udhëheqjen e bashkisë me votën e popullit është çdo dite më dhe urgjente. Mjaft të shohësh situatën dramatike me prokurimet.
Proces katarsisi burimor, vetëpastrim të bashkisë së Tiranës siç bëmë dhe me bashki të tjera, që Tirana e ka po aq të nevojshme, kërkon legjitimimin e kryetarit të ri. Që mos kemi më situata që hapësirat publike rezultojnë të zëna nga punonjës lokalë’, tha ai.
Top Channel