“Sulme asgjësuese në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale, Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua 21/02 19:53
Përveç kryetarit të PD, Sali Berisha, edhe deputeti demokrat Tomor Alizoti bëri thirrje për ripërtëritje të Kuvendit, ku duhej të prezantohej qeveria.
Alizoti u shpreh se ‘edhe në kohën e Adil Çaraçanit ka pasur debat në Kuvend’.
“Kur flet shumica ju tentoni që të gjeni arsye për të vazhduar ata. Kërkojmë rikthimin e seancës së kaluar. Precedenti është i rrezikshëm. Është hera e parë në demokraci ku ndërpritet seanca. Edhe në kohën e Adil Çarcanit ka pasur debat dhe fjalë në këtë Kuvend. Do ju lutesha që të rikthehej seanca e parë. Ju duhet të diskutoni dhe të iluminoni qytetarët, për ata që do të drejtojnë Shqipërinë. Ju mund ta çoni vendin jo vetëm në BE, por në kozmos.”, u shpreh ai.
Top Channel