
Në fjalimin e parë në Kuvend pas tetë vitesh mungesë, deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli e quajti antikushtetues dekretin për ministren Diella.
Madje gjatë fjalimit, deputetja i kërkoi kolegëve të mazhorancës të pyesnin Gramoz Ruçin, nëse ka ndodhur ndonjë seancë si ajo e së enjtes.
Jozefina Topalli: Neni i parë i kushtetues thotë që Shqipëria është republikë parlamentare. Para se të fillonin seancat, deputetët janë betuar mbi ketë kushtetutë dhe e kanë shkelur në mënyrë brutale.
Futja në rend ditë e një dekreti antikushtetues që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme. Nuk e di sa deputetë ka prej vitesh, por pyesni Gramoz Ruçi a ka ndodhur të përfshihet në dekretin e presidentit një lodër teknologjike.
Pyetini a ka ndodhur në tre dekada që në parlamentin e Shqipërisë të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus. Pyeteni z.Gramoz Ruçi
Top Channel