Një 60 vjeçar nga Erseka është gjetur i pajetë në kufirin grek.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 60 vjeçari nga Erseka punonte në Greqi si çoban, ndërsa ka humbur kontaktet me punën e tij prej datës 22 shtator dhe është deklaruar i humbur nga vetë punëdhënësit.

Ai u gjet ditën e sotme i pajetë në afërsi të malit Gramoz, në tokë greke ndërsa do të kryhen veprimet nga ana e autoriteteve të shtetit fqinj.

Top Channel