“Mos bëni si të fortë se nuk jeni”/ Klosi- opozitës: Ju që flisni për Diellën, sa herë nxjerr Berisha qytetarin digjital?

24/09/2025 11:19

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, iu përgjigj akuzave të opozitës për ministren Diella, duke sjellë në vëmendje “qytetarin digjital” që Berisha sjell në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Klosi u kërkoi kolegëve të opozitës të mos e bllokojnë më foltoren.

Klosi: Besoj është e nevojshme në procesverbal apo në rregulloren të shkruhet dhe një rregullore, këtu vijojmë për të folur por jo për tu zënë dhe për të bllokuar foltoren.

Bëni mirë të bëni si sot, flisni por mos bëni si të fortë. Asnjë nga ju nuk është i fortë as rrugaç. E dyta flisni për Diellën. Meqë foli ish kryetarja e parlamentit sa herë ka dalë Berisha me ipad dhe ka nxjerrë qytetarin dighital.

Top Channel