Si ka funksionuar vërtetë në terrenin e komuniteteve në Shqipëri?

Çdo person që bëhej pjesë e skemave duhet të paguante fillimisht nga 700 deri në 1000 dollarë për tu përfshirë në lojë. Ndërkohë, kishte bonuse hyrjeje dhe bonuse për personin që e sugjeron, që varionin në bazë të shifrës fillestare të investimit. Sa më e lartë shifra fillestare e hedhur, aq më i lartë bonusi.

Në qoftë se personi që futet në Xeux hidhte më pak se 1000 USDT nuk merrte asnjë bonus. Në rast se futet me 1000 USDT kishte 40 USDT bonus ai dhe 60 USDT bonus personi që e ka përfshirë në këtë skemë. Bonuset rriten në varësi të shifrës që zgjidhnin njerëzit të hidhnin.

Niveli më i dëshiruar i investimit është tjetër, është ai i krijimit të grupeve të ndryshme. Në rast se arrihej të krijohej një grup prej 5 personash, automatikisht krijohet grupi dhe të gjithë kanë një rritje prej 0.30% të sinjaleve që vijnë nga aplikacioni. Minimalisht duhet të kesh 5 anëtarë dhe maksimalisht 29 për të qenë në nivelin e pare. Nëse krijon një grup me 30-99 anëtarë, atëherë ke një bonus ratio me 0.50%. Pra, skema ishte ngritur si rrjetë që të thithte sa më shumë viktima dhe para’

“Marrim një kompani që shet mollë. Në një kompani të tillë, primare duhet të ishte ideja që të shtoheshin numri i njerëzve për të blerë produktin, ndërsa në skema të tilla nuk është i rëndësishëm se sa mollë shet, por se sa persona shton për të shitur këto mollë. Paratë nuk bëhen nga shitja e produktit, por nga shtimi i njerëzve për të shitur produktin dhe për t’ia rishitur palëve të treta”, u shpreh Tomi Kallanxhi, ekspert IT.

“Për çdo person që do sillje, ti kishe mundësi të merrje 20% të shifrës së tij. Kështu e bën më joshëse skemën dhe ti mundoheshe të sillje sa më shumë. Kështu është një skemë multilevelmarketing. Sa më shumë ti të zgjerosh netëorking, aq më shumë fiton”, u shpreh Denisa Kele, eksperte kriptomonedhash.

Divjaka, Gramshi e Lushnja janë ndër qytetet më të prekura nga këto skema piramidale që funksionin në mënyrë krejtësisht ilegale.

Top Channel