
Pas reagimit të Ambasadës britanike në Prishtinë, vjen dhe nga Ambasada e Gjermanisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada gjermane shprehet se drejtësia nuk është vënë në vend, ndërsa shton se janë bërë premtime të shumta se autorët do të mbahen përgjegjës.
Më tej thekson se pandëshkueshmëria është e papranueshme.
“Kanë kaluar dy vite që nga sulmi i tmerrshëm në Banjskë, dhe ende, udhëheqësi i vetë deklaruar i sulmit, Radoiçiç, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi.
Dy vite që nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe pavarësisht premtimeve të shumta se autorët do të mbahen përgjegjës, drejtësia ende nuk është vënë në vend.
Kjo pandëshkueshmëri e qartë është e papranueshme.
Është thelbësore që drejtësia dhe llogaridhënia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, shkruan Ambasada gjermane në Kosovë.
Top Channel