Shkarkimi i kryebashkiakut, Shabani pas mbledhjes: Nuk ka për çfarë të dëgjohet më Veliaj

23/09/2025 11:24

Endri Shabani deklaroi se Erion Veliaj nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet apo jo nga detyra.

Në në deklaratë për mediat pas mbledhjes, Shabani tha se “Veliaj nuk ka përse të dëgjohet”.

Veliaj është në burg dhe ligji është i qartë. Automatikisht pas tre muajsh këshilli bashkiak propozon shkarkimin e tij. Debati ishte që nuk u morën parasysh kërkesat e opozitës.  Më mirë vonë sesa kurrë. Ata thonë le të vinte në çdo kohë, por e pengon prokuroria.

Është fakt publik, Erion Veliaj këtu u arrestua që më 10 shkurt. Nuk ka çfarë të dëgjohet Veliaj. Është në kushtet që duhet të jepte dorëheqjen. Mos ta lëmë bashkinë pa kryetar se u bënë 7 muaj“-u shpreh Shabani.

Top Channel