“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

23/09/2025 13:59

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, komentoi procesin e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Socialisti e trajtoi këtë ngjarje si ditë historike, ndërsa shtoi se është e para herë që mblidhet Këshilli Bashkiak për të shkarkuar një kryebashkiak.

Sakaq Braçe kishte kritika në mënyrën  se si u trajtua çështja, sipas tij duhet të mos ishte bërë kaq publike.

Ditë e zakonshme nuk është, i bie që është hera e parë që mblidhet Këshilli Bashkiak për të shkarkuar një kryebashkiak. Është një ditë që do ngelet në historinë e kryeqytetit, pra nuk është ditë e zakonshme”, u shpreh Braçe.

Pyetje nga Sidorela Gjoni: Ju do të votonit pro nëse do të ishit?

Braçe: Për çfarë?

Sidorela Gjoni: Për shkarkimin…

Braçe: Çështja e votës është çështje personale, nuk është publike. Edhe nëse unë kam një vërejtje, shkon vërejtja ime shkon në drejtimin që unë mendoj se ishte një çështje e brendshme e PS, nuk duhet të ishte kaq publike. Mendoj që mund të trajtohej si një çështje dhe vendimmarrje e brendshme. U bë pak më shumë publike se çfarë i takon. Mendoj që duhet të ishte një çështje e diskutimit brenda PS-së.

Top Channel