
Nigel Farage i Partisë Reforma në Britani sërish tronditi skenën politike me një paketë masash të ashpra për migracionin, përfshirë shfuqizimin e të drejtës së emigrantëve për të fituar Lejen e Përhershme të Qëndrimi, pas pesë vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, dhe disa masa te tjera kontroverse.
Planet agresive te babait te Brexit, kane ndezur një debat të ri mbi migracionin dhe integrimin, duke shtuar presionin mbi partitë tradicionale ndërsa zgjedhjet e ardhshme janë 4 vjet larg.
Pasi mbaroj me emigrantët ilegal, Nigel Farage, i njohur si babai i Brexit dhe i vendosur në të djathtë të qendrës së djathtë britanike, tashmë po merret me të huajt e ligjshëm të Britanisë, në përpjekje për të krijuar përçarje në shoqërinë britanike.
Edhe pse problemet me të cilat sot ndeshet Britania janë një përzierje e covid-it, keqmenaxhimit skandaloz të konservatorëve të qendrës së djathtë tashme ne opozitë, dhe asaj që prodhoj Brexit si nënprodukt, Farage, si një spekulant i mirëfilltë dhe i paskrupullt politik sipas kritikëve te tij, vazhdon të besoj se do ketë sukses në mashtrimin e dyte te radhës, kur të vijnë zgjedhjet e reja,pas spekulimeve dhe gënjeshtrave të provuara në fushatën e referendumit për largimin e Britanisë nga BE, për të cilën shumica e britanikëve, sipas sondazheve të njëpasnjëshme sot e pranojnë se kanë gabuar.
Farage gjatë kësaj vere ankesash, ka trazuar ujerat e politikes britanike në përpjekje të hapur për të kthyer me kokë poshtë gjithë vlerat civile dhe njerëzore për të cilat njihet shoqëria britanike. Andaj këto ditë Kryeministri Starmer do i jap fund lënies së lirë të terrenit politike Farage me të vërteta e jetës në ishull dhe kontributit të të huajave në shoqërinë britanike.
Çfarë mendon dhe përfaqëson Nigel Farage nuk përfaqëson shumicën dërmuese të heshtur të popullsisë dhe shoqërisë kozmopolite dhe multikulturore britanike e cila është mirënjohës në thelb për kontributin e të huajve, të cilët kanë peshën e vetë specifike jo vetëm në vitet e dekadat e Perandorisë, por edhe në shekullin pas rënies së saj e deri në ditë e sotme post-moderniste.
Nëse një javë është një kohë e gjatë në politike, imagjinoni katër vjet deri në 2029 kur pritet të mbahen zgjedhjet e reja, ku një parti si Reforma e Farage, s’ka asnjë përvoje qeverisëse dhe administrative në punët e shtetit.Shumë nga propozimet e Farge për ata që jetojnë legalisht nuk kanë shanse të aplikohen.
Pa folur për komplikacionet ligjore dhe angazhimet ndërkombëtarë të Britanisë. Çështja me propozimet e Farage kundër emigrantëve dhe të huajve, nuk është vetëm nëse duhet vënë apo jo bast, por sa duhet vënë që s’kanë për të pasur kurrë sukses dhe për ta parë dritën e diellit.
Top Channel