
Në një fjalim që zgjati pothuajse një orë, tre herë më shumë se kohëzgjatja e caktuar, Donald Trump lëshoi një akuzë tronditëse ndaj emigracionit në vendet evropiane, projekteve të energjisë së pastër dhe efikasitetit të Kombeve të Bashkuara si një organizatë.
Presidenti amerikan doli shpesh jashtë skenarit dhe madje sulmonte kundërshtarët e tij politikë, raporton The Guardian. Trump e filloi fjalimin e tij duke kritikuar OKB-në për mosndihmë në procesin e “përfundimit të shtatë luftërave” që kur u rikthye në detyrë.
Pa pranuar se nuk e ka përmbushur premtimin e tij të fushatës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “që në ditën e parë”, Trump fajësoi vendet për blerjen e naftës ruse.
Për pjesën më të madhe të fjalimit të tij, presidenti bëri kritika të gjata rreth emigracionit.
Ai e përdori udhëheqjen e tij në Amerikë si shembull të “veprimit të guximshëm” për të “mbyllur shpejt emigracionin e pakontrolluar”, por lëshoi një paralajmërim tronditës se vendet evropiane “po shkojnë drejt ferrit”.
Top Channel