“Familja bazohet mbi dy gjini”, deputeti i PD kundër: Ligji i Rilindjes çon në njohjen e dhjetëra gjinive

23/09/2025 15:54

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj projektligjit të propozuar nga maxhoranca për barazinë gjinore, duke paralajmëruar se ai “rrezikon themelet e shoqërisë dhe familjes”.

Sipas tij, ‘ligji i Rilindjes çon në njohjen e dhjetëra gjinive’.

Shehu deklaron se ekzistenca e njeriut dhe familja janë të bazuara mbi dy gjini mashkull dhe femër dhe çdo tentativë për të futur koncepte të tjera është një goditje ndaj vetë shoqërisë.

Reagimi:

PD, Shoqeria njerezore, egzistenca e saj, familja, qe bazohen mbi dy gjini Mashkull e Femer, rrezikohen seriozisht!

Sot Grupi parlamentar i PD dorezoi ne Kryesine e Kuvendit perseri projekt Ligjin:

“Per nje shtese ne ligjin nr.10129, date 11.5.2009 Per gjendjen civile, i ndryshuar”.

Kjo inisiative ligjevenese ka per qellim te percaktoje qarte e pa lekundje qe ne Shqiperi njihen vetem dy gjini, Mashkull e Femer, te percaktuara qe ne lindje.

Theksoj se ne Janar u dorezua per here te pare kjo kerkese, por qe ndesh me Kushtetuten, Rregulloren nuk u perfshi ne punimet e Kuvendit nga maxhoranca.

Tashme po riperseritet, duke marre kjo nje rendesi te vecante.

Sepse aktualisht jemi perballe nje tentative tinzare te Rames & Co, qe nepermjet nje ligji per “barazine gjinore” te sjelle ne Kuvend, kerkojne te “hedhin ne ere” thelbin e Jetes, Shoqerise, Familjes, konceptin e dy gjinive, Mashkull e Femer.

Ai ligj i Rilindjes con ne njohjen e dhjetra gjinive duke:

1-Futur konceptet LGBT, trans, gay etj, qe ngaterrojne qellimshem gjinine me orientimin seksual, per te goditur themelet e shoqerise e familjes.

2-I hapur rruge termit “Gjinia e perkatesia e shumefishte” per te goditur konceptin jetik te shoqerise e cdo specie, mashkull e femer.

3-Kaluar keshtu tek identitete te shumta, si jo gjinor (non binary), transgjinor, gjinor fluid etj etj, si pjese e shoqerise homo, trans, “woke” etj!

4-Rrezikuar edhe femijet sepse legalizon politikat “gender” shkaterruese, qe sot kerkohen te futen ne shkolla nga grupet LGBT etj.

5-Goditur keshtu konceptin nje Burre e nje Grua te familjes, per te shkuar te familjet gay, trans, fluid etj.

6-Eliminuar emrat e shenjte Nene e Baba e zevendesuar ato me shprehjet numerike Prindi 1,2,3…
Shoqeria shqiptare, vlerat e saj, familja jone, femijet, jane perballe nje tentative djallezore te kesaj Rilindje…

Qe duhet ndaluar per te miren e te gjitheve.

Projekt Ligji i dorezuar nga ne sot, e bllokon kete shkaterrim te vlerave!

Top Channel