Një çaj, një takim dhe një refuzim/ Çfarë ndodhi mes babë e bir, Mbreti ia bën të qartë Princit Harry: Angazhimet…

22/09/2025 07:26

Mbreti Charles III ka përjashtuar çdo mundësi që Princi Harry të rikthehet në familjen mbretërore në një rol zyrtar, duke hedhur poshtë idenë e një angazhimi “gjysmë brenda, gjysmë jashtë”.

Burime nga pallati mbretëror theksuan se çdo sugjerim për një ribashkim formal të Harry-t me familjen në detyra publike është i pavërtetë. Mbreti mbështet vendimin e mëhershëm të Mbretëreshës Elizabeth II se një model i tillë nuk është i pranueshëm për anëtarët e familjes.

Këto zhvillime vijnë pas një takimi privat prej rreth 55 minutash mes Mbretit dhe Harry-t në Clarence House, gjatë vizitës së fundit të Dukës së Sussex në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi u cilësua si përqendruar në aspektin personal dhe familjar, pa kërkesa nga ana e Harry-t për një rol të ri zyrtar.

Ndërkohë, Harry ka shprehur dëshirën për të kaluar më shumë kohë në Britani, sidomos për të qenë pranë babait të tij gjatë trajtimit të tij për kancerin. Megjithatë, mungesa e sigurisë policore mbetet një pengesë për rikthime të shpeshta.

Zëdhënësi i Harry-t theksoi se “fokusi duhet të jetë tek babai i tij”, ndërsa ai vetë ka deklaruar se “nuk e di se sa kohë ka më babai im”, duke lënë të kuptohet një dëshirë për pajtim.

Harry dhe Meghan jetojnë në Kaliforni, ku janë të përfshirë në projekte bamirësie. Vizita e fundit e Harry-t përfshiu një ndalesë në Ukrainë dhe një donacion prej mbi 1 milion paund për “BBC Children in Need”.

Top Channel