Nesër mbledhja për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, këshilltarja e PD: Veliaj e gëzon të drejtën për t’u dëgjuar

22/09/2025 21:20

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të martë është një moment thelbësor jo vetëm për Erion Veliajn dhe PS-në, por edhe për institucionet ligjore dhe kushtetuese në Shqipëri.

Kjo pasi pritet të merret vendimi për shkarkimin e Veliajt si kryetar bashkie.

Këshilltarja e PD-së, Ilda Zhulali ishte e ftuar këtë të hënë në Top Story, në Top Channel, ku u shpreh se Veliaj gëzon të drejtën të dëgjojë dhe të dëgjohet në mbledhjen e nesërme.

Opozita ka bërë disa herë kërkesa për shkarkimin e tij. Këtë e kemi nisur që në vitin 2023. 

E kemi parë sesi Rama e shkarkoi Veliajn në mënyrë publike, ai quhet ‘emergjenca e Tiranës’ dhe duhet të marrë fund.

Veliaj edhe pse na ka mohuar 2 vite e gjysmë për një debat qytetar, besoj se e gëzon të drejtën të dëgjohet dhe të dëgjojë në Këshillin Bashkiak”, u shpreh ajo.

Top Channel