Fitoi çdo gjë me PSG-në, Ousmane Dembele merr në shtëpi Topin e Artë 2025, francezi lë pas Lamine Yamal

22/09/2025 22:55

Ousmane Dembele është fituesi i Topit të Artë 2025, duke lënë pas yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.

Sulmuesi francez fitoi çdo trofe me PSG-në, duke nisur nga Champions League e deri te trofetë e Francës dhe në fund Superkupa e Europës.

Ai ishte padyshim ylli i skuadrës së Luis Enrique, duke u kurorëzuar si më i miri i sezonit me trofeun më prestigjioz individual.

Pas tij u rendit Lamine Yamal, i cili dhuroi spektakël në sezonin e kaluar, edhe pse vetëm 17 vjeç.

Aitana Bonmati fitoi për të tretin vit radhazi Topin e Artë për femra, ndërsa PSG u kurorëzua si Klubi i Vitit. Donnarumma u shpall Portieri i Vitit, ndërsa Trajneri i Vitit i shkoi pikërisht Luis Enriques, duke e bërë kështu klubin francez më të titulluarin në ceremoninë gala që u mbajt pikërisht në Paris.

CEREMONIA LIVE:

23:00 – Mbyllet ceremonia e Topit të Artë.

22:50 – Ousmane Dembele është fituesi i Topit të Artë.

22:35 – Aitana Bonmati fiton për të tretin vit radhazi Topin e Artë të femrave.

22:10 – PSG fiton çmimin si Klubi i Vitit për meshkuj.

22:00 – Arsenal fiton çmimin si Klubi i Vitit për femra.

21:50 – Viktor Gyokeres dhe Ewa Pajor fitojnë trofeun “Gerd Muller” si sulmuesit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe femrave.

21:45 – Gianluigi Donnarumma dhe Hannah Hampton fitojnë “Yachine Trophy” si portierët më të mirë në futbollin e meshkujve dhe femrave.

21:30 – Trajneri i PSG, Luis Enrique fiton trofeun “Johan Cruyff” për futbollin e meshkujve.

21:25 – Trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, fiton trofeun “Johan Cruyff” për futbollin e femrave.

21:15 – Vicky Lopez e Barcelonës fiton çmimin “Kopa Trophy” për femra.

21:10 – Lamine Yamal fiton për të dytin vit radhazi çmimin “Kopa Trophy”.

21:00 – Nis ceremonia gala.

20:50 – Mbërrijnë dy trofetë e Topit të Artë.

20:45 – Ronaldinho mbërrin në ceremoni, ish-futbollisti do të dorëzojë trofeun e Topit të Artë.

20:35 – Ousmane Dembele ecën në tapetin e kuq, së bashku me disa prej shokëve të tij te PSG.

20:25 – Lamine Yamal dhe pjesa tjetër e Barcelonës mbërrijnë në ceremoni.

20:20 – Andres Iniesta mbërrin në ceremoni, takohet me fansat.

19:55 – Yjet e Liverpool-it mbërrijnë në ceremoni.

19:45 – Sulmuesi i Dortmund, Serhou Guirassy, mbërrin në ceremoni.

RENDITJA:

1- Ousmane Dembele

2- Lamine Yamal

3- Vitinha

4- Mohamed Salah

5- Raphinha

6- Achraf Hakimi

7- Kylian Mbappe

8- Cole Palmer

9- Gianluigi Donnarumma

10- Nuno Mendes

11- Pedri

12- Khvicha Kvaratskhelia

13- Harry Kane

14- Désiré Doué

15- Viktor Gyokeres

16- Vinicius Jr.

17- Robert Lewandowski

18- Scott McTominay

19- Joao Neves

20- Lautaro Martinez

21- Serhou Guirassy

22- Alexis Mac Allister

23- Jude Bellingham

24- Fabian Ruiz

25- Denzel Dumfries

26- Erling Haaland

27- Declan Rice

28- Virgil Van Dijk

29- Florian Wirtz

30- Michael Olise

Top Channel