
Sot zhvillohet procesi gjyqësor ndaj shtetasve Ismail Zemeli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Albert Prenga.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se në seancën e sotme është i pranishëm ishte vetëm Bujar Ajeti. Të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët e tyre, pasi kanë shprehur vullnetin për të mos marrë pjesë në seancën e të hënës.
Avokati Maks Haxhia paraqet konkluzionet përfundimtare për Ismail Zenelit, në total 65 faqe. Zeneli akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, organizata kriminale, sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe organizata kriminale, në kuadër të grupit kriminal. Episodi i parë për trafik droge, në datë 5 janar 2021, sasia 446 kilogramë kokainë.
“Nuk ka prova konkrete, janë prova të tërthorta, prokuroria ka tentuar të lidhë biseda të zhvilluar në Sky Ecc me faktet që kanë ndodhur në Holandë. Pretendimi prokurorisë së Zeneli kishte porosit 10 kg kokainë, që u kap në Holandë, por nga komunikimet nuk përkojnë datat.
Biseda, nuk i përket ngarkesës së kapur në Holandë, por i përket një tjetër ngarkese, prokuroria bashkon dy ngjarje të ndryshme. Nuk ka asnjë provë, prokuroria mbështetet vetëm në thëniet e Ergys Dashit, që thotë se ju kam vënë edhe juve nga 10 copë. Nuk ka prova fizike dhe financiare. Mungon investimi i drejtpërdrejtë“, shprehet avokati Haxhia.
Avokati Haxhia kërkon që të rrëzohen pretendimet edhe për episodin tjetër të trafikut të drogës. Po ashtu mbrojta pretendon se për episodin e sigurimit te kushteve për te kryer vrasjen e dy vëllezërve Nela. Nuk ka grup kriminal se Zeneli, kërkon qe të mbledh informacion, por në asnjë moment ai nuk ka treguar qëllimin e tij. Të gjitha kërko veprime kanë ngelur në një platformë nuk ka pasur asnjë veprim konkret. Përfundimisht kërkojmë që Ismail Zeneli të deklarohet i pafajshëm për të gjitha akuzat në ngarkim të tij.
Mbrojta e Bujar Ajetit thotë “Kam sjell edhe disa prova që do t’i relatojë në fund”. Ai akuzohet për sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbajta e armëve pa leje, përkrahje e autorit të krimit dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Për Bujar Ajetin organi i prokurorisë nuk ka arritur që të provojë akuzën e ngritur në ngarkim të tij. Deklaroj para gjykatës, që ai pranon akuzën e mbajtës pa leje të armeve në banesë, ndërsa të tjerat nuk qëndrojnë. Përkrahja e autorit të krimit, nuk ekziston, pasi Bujar Ajeti nuk e dinte që personi që ka takuar ishte Nuredin Dumani, por i është prezantuar si një person tjetër. Bujar Ajeti nuk ka pas informacion për aktivitetin e paligjshëm të tij. Ai është prezantuar si Arlind Spahiu. Nuredin Dumani ka lëvizur lirshëm në Kukës, duke lënë të kuptohet se nuk ka probleme me ligjin. Bujar Ajeti të shpallet i pafajshëm për këtë episod.
Avokati kërkon të merren parasysh rrethanat familjare, gjatë dhënies së vendimit. Po ashtu edhe sjelljen e tij në paraburgim edhe gjendjen e tij shëndetësore. Po ashtu kërkojmë dënimin minimal për veprën penale të mbajtje së armeve pa leje në banesë, ose marzhi i dënimit të jetë sa koha e paraburgimit. Për akuzat e tjera deklarohet i pafajshëm.
Top Channel