Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama publikon videon: Ej medet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit

22/09/2025 21:25

Vijon gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë je video, ndërsa shkruan “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit”.

Pas James Rubin dhe Paul Williams, ka dëshmuar edhe John Stewart Duncan, i cili gjatë fjalës së tij në Hagë theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte hierarki dhe se nuk mendon që Hashim Thaçi ishte kryekomandant i saj.

“Po u kanë puna për dy kuaj dru, i kam vjedhur në mal. Mu këput sharra, të kam kallëzu njëherë, edhe i kam ngarkuar ato drutë, ishin kanë pa çekiç. S’më kanë dashtë mua si Agim. Ka më kanë paveshur ata kanë kupë. E ka mbjellë tokën kallamboq. Këta i kanë vjedhë lopët në Komunë të Kaçanikut, humbnin lopët pa shenjë. Edhe mua ma kanë vjedhur mëzatin e një lopë”, shprehet Agim Idrizi në videon e postuar nga kryeministri.

Top Channel