Analisti Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e Sali Berishës, i cili u shpreh se Partia Demokratike nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Berisha nuk do hyjë në zgjedhje, pasi sipas tij, ka frikë nga rezultati i thellë i humbjes.

Reagimi i Ngjelës:

Do hyjë Saliu në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Jo, nuk besoj se mund të hyjë; sepse ka frikë nga rezultati i thellë i humbjes

Ku ka vota në Tiranë Saliu dhe Partia Demokratike!

Fare. Po si do ta arsyetojë Saliu mospjesmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedjet për kryetarin e kryeqytetit?

Që ai do te do nxjerrë një shkak qesharak, kjo dihet. Por pyetja është kjo: si e durojnë komedinë Sali strukturat e larta politike të Partisë Demokratike? Edhe kjo dihet tani.

Komedi e një arsyeje qesharake do të jetë arsyetimi i Saliut, nëse ai nuk do të pranojë të futet në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë

Ta shohim. Po nëse cakton një kandidat. Humbje të thellë do të ketë PD. Kështu i dalin sondazhet.

Por prandaj Saliu nuk do të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, dhe do nxjerrë një shkak qesharak. Frika e frikës sime – thotë Saliu – ma shtoni kaq shumë frikën sa, gjithë frikë, unë nuk do ë futem në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ja, kjo është arsyeja reale e Saliut.

Atëhere? Asgjë…

Do të jemi në vijimin e komedisë Berisha. Të presim, sepse… Mbase nuk do ta shohim dot edhe këtë komedi të Saliut, me arsyetimin e tij për humbjen e pritshme të Partisë Demokratike në këtë proces zgjedhor; dhe Partia Demokratike hyn në këto zgjedhje. Kjo do të ishte pozitive për historinë demokratike të Shqipërisë – sigurisht.

Top Channel