Cardi B surprizon sërish, shfaqet me flamurin shqiptar. Çfarë po paralajmëron?

22/09/2025 22:36

Reperja me famë botërore, Cardi B, po tregon gjithnjë e më shumë afërsinë e saj me shqiptarët.

Pas videos që bëri bujë në rrjetet sociale, ku ajo pyeste me humor një djalë shqiptar për përkthimin e emrit të saj në shqip, artistja ka dhuruar edhe një moment tjetër të veçantë.

Gjatë një eventi të madh, i lidhur me promovimin e albumit të saj të ri “Am I the Drama?”, Cardi B u fotografua pranë një të riu shqiptar të quajtur Drino.

Pamjet, të shpërndara në Instagram, bënë menjëherë xhiron e rrjetit.

Detaji që tërhoqi më shumë vëmendje ishte flamuri kuqezi me të cilin reperja u shfaq e mbështjellë, gjest që emocionoi jo vetëm fansat shqiptarë, por edhe tregoi aftësinë e saj për t’u lidhur natyrshëm me kulturat dhe komunitetet që e mirëpresin.

Ky moment nuk u pa thjesht si një rastësi, por si një shenjë se marrëdhënia e Cardi B me publikun shqiptar po merr një dimension të ri.

Çdo herë që ajo shfaqet pranë tyre, arrin të ndezë rrjetet sociale dhe të forcojë krenarinë e një komuniteti që tashmë e ndien një nga yjet më të mëdha të muzikës botërore si “të vetën”. /TAR

Top Channel