Superiore/ Dinamo “harron” të fitojë, Blutë barazojnë pa gola me Bylisin, Vora ngjitet e dyta pas triumfit me Flamurtarin

21/09/2025 17:59

Superiorja ka mbyllur javën e saj të katërt me dy ndeshjet e luajtura këtë të diel në orën 16:00.

Dinamo e Ilir Dajës duket se ka harruar të fitojë, me Blutë që barazuan pa gola kundër Bylisit. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të shënuar, teksa ballshiotët pësuan inferioritet numerik pas daljes me karton të kuq të Peraltas në minutën e 68’, por sërish “Nëndetësja” nuk arriti të gjente golin.

Në takimin tjetër, Vora debutuese mori një fitore tepër të rëndësishme kundër Flamurtarit me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Luis Felipe me anë të një 11-metërshi në minutën e 12’.

Kështu Vora ngjitet momentalisht në vendin e dytë të renditjes me 7 pikë. Dinamo numëron vetëm 4 pikë pas 4 ndeshjeve, duke u pozicionuar në vendin e 6-të. Bylisi renditet e 8-ta me 3 pikë, ndërsa Flamurtari në vend të parafundit me 2 pikë.

REZULTATET:

DINAMO 0-0 BYLIS

VORA 1-0 FLAMURTARI

Luiz Felipe 12’ (P)

RENDITJA:

Top Channel