
Kremlini ka akuzuar vendet evropiane për përpjekje të vazhdueshme për të nxitur përshkallëzimin e tensioneve në Ukrainë dhe për të shtyrë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të vazhdojë luftën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se shtetet evropiane po bëjnë gjithçka që mundin për të zgjatur konfliktin, duke e inkurajuar Zelensky-n që të vazhdojë operacionet ushtarake.
“Për fat të keq, nga njëra anë kemi regjimin e Kievit dhe nga ana tjetër vendet evropiane që po përpiqen të përshkallëzojnë dhe të zgjatin luftën,” ka deklaruar Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.
Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Poloninë në rast se Rusia vazhdon të rrisë presionin ndaj saj.
Në një deklaratë për mediat para se të nisej për funeralin e Charlie Kirk, Trump siguroi se Washingtoni do të vepronte për të mbrojtur sigurinë e Polonisë nëse situata përkeqësohet.
Kjo deklaratë vjen pas rritjes së shqetësimeve në lidhje me tensionet mes Rusisë dhe shteteve të Evropës Qendrore, përfshirë Poloninë, e cila është një aleate e rëndësishme e SHBA-së në NATO.
Top Channel