
Policia pakistaneze zbuloi sot trupat e të tre grave transgjinore në anë të një rruge, të vrara me armë zjarri.
“Trupat e tre grave transgjinore janë gjetur plot me plumba”, tha për AFP-në zyrtari i policisë së Karaçit, Javed Ahmed Abro. “Ne ende po përpiqemi t’i identifikojmë ato”, tha ai, duke shtuar se ishte ende “shumë herët për të ditur motivin e këtyre vrasjeve”.
Trupat u zbuluan pak pas mesnatës në lagjen Memon Goth të Karaçit.
Kryeministri i provincës Sindh ka urdhëruar policinë të “arrestojë menjëherë vrasësit”. “Personat transgjinorë janë një segment i prekshëm i shoqërisë dhe ne të gjithë duhet t’i trajtojmë ata me dinjitet dhe respekt”, shtoi ai në një deklaratë.
Amnesty International ka raportuar një rritje shqetësuese të dhunës kundër personave transgjinorë në Pakistan.
Top Channel