
5 persona janë arrestuar në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë operacionit u arrestuan 3 organizatorët shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe dhe 2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucionin R. M., 24 vjeçe, dhe Sh. N., 22 vjeçe.
Sakaq, gjatë kontrollit u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.
Njoftimi i policisë
Fier
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.
Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.
Arrestohen 5 shtetas, ndër to:
-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;
-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.
Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.
Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel