
Dasma e dyshes së njohur të showbiz-it mund të ndodhë më shpejt seç pritej
aylor Swift dhe Travis Kelce raportohet se tashmë janë duke planifikuar dasmën e tyre, e cila mund të jetë shumë afër. Një burim i tha revistës Us Weekly se, edhe pse ende është në fazat shumë të hershme të planifikimit, dasma shumë e përfolur e çiftit ka shumë gjasa të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm. Burimi shtoi gjithashtu se ende nuk është caktuar një vend apo lokacion, megjithëse një burim tjetër i tha më herët këtë muaj Page Six se çifti planifikon të martohet në Rhode Island, ku këngëtarja zotëron një rezidencë.
Burimi i Us Weekly tha se nusja e ardhshme po kënaqet shumë duke kërkuar vende dhe lokacione për dasmën. “Ajo është në fazën e ideimit dhe po e shijon këtë proces sepse është shumë kreative”, thuhet tutje. Sipas këtij burimi, Taylor Swift do të ketë shumë mundësi kur vjen puna tek fustani i dasmës, pasi çdo stilist është ofruar për t’i dizajnuar fustanin e nusërisë. “Ajo është ndier e habitur, e emocionuar dhe shumë e nderuar në të njëjtën kohë, por ende nuk ka marrë një vendim”. Këngëtarja dhe lojtari i Kansas City Chiefs, të dy 35 vjeç, shpresojnë për një ceremoni intime.
Ndërkaq, Travis Kelce ka surprizuar fansat me një gjest romantik ndaj të fejuarës së tij, përpara hapjes së restorantit të ri të biftekëve në Kansas City. Restoranti “1587 Prime”, i bashkëthemeluar nga Kelce dhe bashkëlojtari i tij Patrick Mahomes, do të hapet zyrtarisht javën e ardhshme, por disa nga detajet e menusë tashmë janë bërë publike. Në seksionin “Lojtarët” të menusë së pijeve, katër kokteje mbajnë emrat e Kelce, Mahomes dhe partnereve të tyre; Brittany Mahomes dhe Taylor Swift. Pija e dedikuar për këngëtaren titullohet “The Alchemy”, një referencë ndaj këngës së saj nga albumi i vitit 2024 The Tortured Poets Department. /TAR
Top Channel