FOTO/ Këngëtarja e njohur shqiptare thotë “Po”, Melinda Ademi fejohet me partnerin e saj

20/09/2025 20:44

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur të fejesës së saj me partnerin Granit Muhaxherin.

Përmes postimeve në Instagram, Melinda publikoi momentet emocionuese të propozimit, i cili ndodhi buzë detit. Granit kishte përgatitur një skenë të veçantë, ku mbi një tabelë dekorative shkruhej “A do të martohesh me mua?”

Ky çast u kurorëzua me një unazë të madhe me gur vezullues, që i dha më shumë shkëlqim momentit special.

Lidhja e tyre, e mbajtur për një kohë të gjatë private, u bë publike vetëm këtë vit, duke surprizuar fansat e këngëtares.

Pas propozimit, çifti organizoi edhe ceremoninë e fejesës, duke festuar me familjarët dhe miqtë më të afërt.

Ky hap i ri shënon fillimin e një kapitulli të rëndësishëm në jetën e artistes, e cila mbetet një ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare.

Ndërkohë, fansat e kanë uruar çiftin me komente të shumta dhe të ngrohta në rrjetet sociale. /TAR

FOTO GALERI
1/6

Top Channel