
DJ-i i njohur shqiptar, DJ Geek, ka festuar ditëlindjen e tij javën e kaluar me një mbrëmje plot muzikë, miq dhe surpriza.
Megjithatë, festa nuk kaloi pa bujë në rrjetet sociale, sidomos pas një fotografie që ai publikoi vetë.
Në imazhin e shpërndarë në InstaStory, DJ Geek shfaqej i përqafuar me një vajzë misterioze, duke ngritur menjëherë spekulime për jetën e tij private.
Burime kanë konfirmuar se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është Olsa Berani.
Pas një periudhe ku ai ka zgjedhur të jetë i rezervuar për jetën personale, duket se DJ Geek tashmë është gati të ndajë një pjesë të intimitetit me publikun.
Marrëdhënia e tij me Olsën ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, ndërsa fansat presin të shohin më shumë nga romanca e çiftit. /tar
Top Channel