
19/09 19:50
Shorti i hedhur sot, në Nion të Zvicrës, ka vendosur një sfidë të madhe për Vllazninë e vajzave, e cila në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup” do të ketë përballë Interin e Milanos.
Takimi i parë është planifikuar të luhet më 7 ose 8 tetor në Itali, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 14 ose 15 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Ekipi shkodran arriti këtë fazë pas një ecurie mbresëlënëse, duke kaluar me dy fitore bindëse 2-0 ndaj Kolos Kovalivka nga Ukraina.
Tashmë, Vllaznia synon të bëjë historinë përballë një rivali shumë më të fortë, siç është Interi, duke treguar se është gati të konkurrojë në nivele të larta të futbollit europian.
Top Channel