
19/09 10:31
Rreth orës 00:55 të mëngjesit të sotëm, është raportuar një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në rrugën “Arjan Sala”, në kryeqytet.
Sipas informacionit paraprak të policisë, lënda e dyshuar shpërthyese është vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në ambientet përreth.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel