
Berisha e nisi fjalën e tij me shpërthimin me tritol në banesën e deputetit të PD, gjatë orëve të para të mëngjesit në Kamëz.
Kryedemokrati e quajti ngjarjen si ‘akt terrorizmi shtetëror’, ndërsa shtoi se është rezultat i ‘qëndrimit të djeshëm në Parlament.
Këtu i referohet miratimit të programit qeverisës brenda 25 minutave.
“Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.
Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.
Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.
Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.
Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve.
Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale“, u shpreh Berisha.
Top Channel